Bilanci i tërmetit/ Çuçi: Mbi 10 mijë banorë në çadra. Kryeministri propozon Hoxhollin si sekretar të komitetit të Rindërtimit

Mbi 10 mijë banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ndodhen në çadra. Ky është raporti që paraqiti Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, në mbledhjen e qeverisë.

Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar mëngjesin e sotëm, ai pohoi se rreth 3 mijë banorë janë akomoduar në hotele.

Rreth 3600 banesa janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë që rreth 90 banesa janë shembur. 6300 familje kanë përfituar bonus qiraje dhe janë dhënë rreth 900 leje për rregullime të banesave të dëmtuara. Sipas raportit janë dëmtuar 53 shkolla ku qarku më i goditur është Durrësi.

Gjatë mbledhjes kryeministri Rama propozoi Ilir Hoxhollin si sekretar të Komitetit të Rindërtimit. Ai argumentoi se zoti Hoxholli ka qënë pjesë e organizatave bamirëse dhe ka eksperiencë në këtë fushë, transmeton “Exit.al”.

Dëshiroj që të ndaj me ju mendimin  që në kushtet kur kryetari i Komitetit, zoti Ahmetaj, është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë.

Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, cdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës”, u shpreh kryeministri.