Al Sisi dhe Makron diskutojnë për zhvillimet e fundit në Libi

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi zhvilloi një diskutim me homologun e tij francez Emmanuel Macron me temë zhvillimet e fundit në Libi, përmes një bisede telefonike, transmeton“Al Arabyia”.

Sisi ritheksoi përpjekjet e Egjiptit për të dhënë kontributin në rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Libi, mbështetje për të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund terrorizmii dhe ndaljen e ndërhyrjeve te vendeve huaja, që mund të përkeqësojnë situatën, tha Bassam Radi, zëdhënës i Presidencës egjiptiane.

Nga ana e tij, Makron tha se Franca do të vazhdojë punën me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje politike në Libi, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje që do të forconte marrëdhëniet bilaterale.

Sisi dhe Makron diskutuan gjithashtu mënyrat me të cilat të dyja vendet do të punonin për të forcuar bashkëpunimin dhe lidhjet politike midis tyre.

Egjipti dhe Franca janë të dyja mbështetëse të gjeneralit Khalifa Haftar, i cili po lufton Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare (GNA) të njohur nga OKB-ja, për kontrollin e kryeqytetit Tripoli.