Qytetarët tiranas në ndihmë të shtresave të varfra në qytetin e Cërrikut

Solidariteti njerëzor në këto ditë të vështira nga epidemia e corona virusit ka bërë që një grup qytetarësh dhe besimtarësh tiranas njëkohësisht t’ju vijnë në ndihmë 70 familjeve në nevojë në qytetin e Cërrikut. Besimtarët tiranas pasi kanë organizuar organizuar mbledhjen e donacioneve nëpërmjet rrjeteve sociale kanë blerë ushqimet për të përgatitur një pako ushqimore me ushqimet bazë të shportës ushqimore që ka nevojë një familje. Kjo pako ushqimore më pas nëpërmjet xhamisë së Cërrikut dhe Këshillit të xhamisë dhe imamit është shpërndarë në 70 familje të ndryshme nevojtarësh në qytetin e Cërrikut. Çdo familje ka marrë nëpërmjet kësaj pakoje 25 kg miell (1 thes), 4 litra vaj, 5 kg fasule, 30 kokrra vezë. I gjithë donacioni u realizua me ndihmën e pakursyer të Xhematit të Xhamisë së Kokonozit.

Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki pra e Cërrikut numëron 27,445 banorë, qyteti me rrethinat. Në vitet 1990 rafineria e naftës pushoi së ekzistuari, duke sjellë largimin e pjesës më të madhe të rinisë nga ky qytet, ndërsa pjesa e mbetur e popullsisë ka burime shumë të pakta ekonomike nga pensionet, ndihma ekonomike dhe remitancat. Aktualisht 459 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, por numri i kërkesave sa vjen e shtohet. Kjo përbën pjesën dërrmuese të familjeve të kësaj qyteze sot me rreth 7 mijë banorë.

Leave a Reply