Grupet palestineze: Anadolu Agency, zëri global i betejës sonë legjitime

GAZA- Grupet palestineze uruan 100-vjetorin e themelimit të Anadolu Agency (AA) dhe deklaruan se AA është një nga organizatat globale të mediave që mbron të drejtat e popullit palestinez dhe fakton përndjekjet e Izraelit.

Zëdhënësi i Lëvizjes Fattah, Iyad Nasr i tha reporterit të AA-së se përveç transmetimit të ngjarjeve për çështjen palestineze, AA është “një nga mediat kryesore që mbron të drejtat legjitime të popullit palestinez kundër sulmeve dhe shkeljeve të Izraelit”.

Nasr shtoi se AA evitoi diskutimet e brendshme midis grupeve në Palestinë që nga fillimi i vitit 2007. Për këtë arsye, theksoi ai, AA është një shtëpi mediatike që respektohet nga të gjithë.

“Anadolu Agency fuqishëm është duke ecur përpara si një konkurrent i mediave kryesore ndërkombëtare. Lajmet dhe raportet e agjencisë tani janë në dispozicion për të gjitha vendet dhe qytetarët në gjuhë të ndryshme”, tha Nasr, duke uruar 100-vjetorin.

Zëdhënësi i Hamas-it, Hazem Kasem tha se AA ka luajtur një rol të rëndësishëm kur është fjala për transmetimin e lajmeve tek bota për ndodhitë në Palestinë.

“Anadolu Agency në lajmet e saj fokusohet në transmetimin e përndjekjes dhe dhunën izraelite mbi civilët e pafajshëm palestinezë”, tha Kasem.

Anëtari i Lëvizjes Islame të Palestinës, Davud Shihab konsideron se AA është organizata kryesuese në sferën e gazetarisë.

“Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të AA-së, urojmë të gjithë të punësuarit e AA-së, veçmas udhëheqësinë dhe menaxhmentin që mundësuan që agjencia në 10 vitet e fundit të tregojë prani të konsiderueshme në nivel global”, tha Shihab.

Si pas tij, AA gjithmonë i ka kushtuar rëndësi të madhe çështjes palestineze dhe këtë ia ka transmetuar mbarë botës, ndërsa për shkak të përpjekjeve në këtë plan meriton çdo lëvdatë.

Urata me rastin e 100-vjetorit të themelimit të AA-së dërguan edhe përfaqësuesit e lëvizjeve dhe organizatave tjera palestineze.