Princi i Emirateve i ofron para Asadit për të prishur armëpushimin

Pretendohet se Princi i Kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed al-Nahyan, i ka ofruar një sasi të madhe parash Bashar al-Assadit, që të prish armëpushimin e arritur për qytetin e Idlibit të Sirisë mes Turqisë dhe Rusisë më 5 mars.

Sipas lajmit në uebfaqen e lajmeve Middle East Eye, Princi Nahyan, duke u përpjekur të prish zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, Assadit i ka ofruar 3 miliardë dollarë.

Në lajm u pretendua se Nahyan, menjëherë para arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Turqisë dhe Rusisë, ka dërguar ndihmësin e vëllait të tij Tahnound bin Zayed, njëherësh këshilltarin e sigurisë kombëtare, Ali Al-Shamsi në Damask për të biseduar me Assadin.

Më tutje në lajm pohohet, se derisa presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij Vladimir Putin ishin duke biseduar për armëpushim, Nahyan ka biseduar me Assad, duke përsëritur kërkesën për mos arritje në armëpushim, ndërsa Assadi është përgjigjur se ka nevojë për ndihmë financiare.

Sipas lajmit, Assad në këmbim të prishjes së armëpushimit nga Nahyan ka kërkuar 5 miliardë dollarë, por se palët kanë arritur për 3 miliardë dollarë dhe se para nënshkrimit të armëpushimit është bërë pagesë prej 250 milionë dollarë. Pasi Rusia ka mësuar rreth planit, sipas lajmit, Putin ka dërguar ministrin e mbrojtjes Sergey Shoygu në Damask. “Nuk duam të fillosh një sulm të ri. Rusia dëshiron vazhdimin e armëpushimit” i ka thënë Shoygu Assadit.

Në lajm gjithashtu u pretendua se Nahyan pas vizitës së Shoygu, edhe njëherë ka tentuar dhe Assadit i ka bërë në pagesë prej 1 miliard dollarë.

Agjencia e Lajmeve Emirates, kishte njoftuar për një vizitë të delegacionit rus nën kryesimin e Sergey Narishkin, drejtuesit Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR), në Dubai. Zëdhënësi i SVR, Sergei Ivano, në deklaratën për agjencinë e lajmeve TASS më 12 shkurt, kishte theksuar se Narishkin, me zyrtarët e EBA ka biseduar rreth bashkëpunimit kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Burimi AA