OBSH: Turqia është një vend shembull në luftën kundër COVID-19

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Turqinë, Pavel Ursu, theksoi se Turqia është një vend shembull në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një postim nga llogaria tij në Twitter, Ursu ka bërë një vlerësim lidhur me shifrat e testeve, rasteve dhe humbjeve të jetëve lidhur me epideminë në Turqi.

“Turqia është një vend shembull falë kapaciteteve të saj diganostikuese dhe përpjekjeve të shkëlqyeshme në çështjen e trajtimit në luftën kundër COVID-19. Turqia këtë proces po kryen në një mënyrë transparente me postime të drejta në mënyrë elektronike për të dhënat e rasteve dhe të vdekjeve”, ka theksuar në postimin e tij Ursu.

Burimi AA