Xhemati kryeqytetas përsëri në ndihmë, por nuk pranon të identifikohet se kush janë!

Ky është një nga njoftimet e shumta të një organizimi që kanë bërë një xhemat kryeqytetas pas përfundimit të njërës prej fazave të shumta të ndihmës që iu kanë dhënë familjeve në nevojë.

Selamu alejkum/

Me kontributet e mbledhura deri tani jane ndihmuar 70 familje besimtaresh, nga te cilat 15 jane ne Tirane. Larg zhurmave mediatike ky xhemat vazhdon të ndihmojë, mbledh para, blen ushqime, i paketon dhe më pas nëpërmjet infove që mblidhen rregullisht nga të gjithë ua dërgon njerëzve apo hoxhallarëve që janë aktivë në këtë drejtim. Edhe neve si stafi i Mexhlis po e respektojmë vendimin e këtyre djemve dhe nuk po përmendim emra, as nuk po nxjerrim foto, megjithëse ata i kanë të dokumentuara me kujdes këto.