Një grup muslimanësh i drejtohen KMSH-së për teravitë e Ramazanit 2020

Një grup muslimanësh të shqetësuar me zgjatjen e afateve të izolimit ndaj pandemisë së COVID-19 i janë drejtuar institucionit të KMSH-së me lutje të posaçme për faljen e teravive në muajin e madhnueshëm të Ramazanit. Ne besojmë se është plotësisht e mundshme dhe e realizueshme që Myftinia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe besimtarët e qytetit të Tiranës të organizojnë dhe menaxhojnë faljen e namazit të teravive dhe kryerjen e lutjeve të përnatshme, duke përmbushur kushtet e domosdoshme. Për pak orë e kanë firmosur rreth 53 prej tyre, të cilët janë figura të njohura për xhematet e tyre. Prej disa kohësh është shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale ky shqetësim, e sidomos pasi u njoftua nga qeveria zgjatja paafat e periudhës së së izolimit. Stafi i Mexhlis e përkrah këtë nismë dhe e mbështet atë. Në vijim keni tekstin e ofruar nga organizatorët e këtij peticioni, të cilin mund ta nënshkruajë direkt në profilin e Vehap Kola:

🔰 Propozimi i mëposhtëm për faljen e namazit dhe lutjen e natës gjatë muajit të Ramazanit do t’u dërgohet drejtuesve te…

Gepostet von Vehap Kola am Montag, 13. April 2020

Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit.

Propozim për faljen e namazit dhe lutjen e natës gjatë muajit të Ramazanit

Drejtuar: Myftinisë së Tiranës
Për dijeni: Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Të nderuar,

Duke u nisur nga
– Situata e vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të pandemisë;
– Mungesa e lutjes dhe lartësimit të emrit të Zotit në adhurimet kolektive nëpër xhamitë e vendit prej më shumë se një muaji;
– Vendi i veçantë i muajit të bekuar të Ramazanit në kalendarin shpirtëror të muslimanëve dhe gjithë popullsisë së vendit tonë;
– Nevoja e pazëvendësueshme për përjetim shpirtëror në nivelin e bashkësisë gjatë muajit të Ramazanit;
– Pamundësia për të ruajtur distancimin social në adhurimet kolektive në xhamitë e qytetit në kushtet e pandemisë;
– Pamundësia për të parashikuar kohëzgjatjen e periudhës së karantinimit; si dhe
– Nevoja për t’u lutur që Zoti të na shpëtojë nga kjo sprovë që kërcënon jetën e shumë shqiptarëve;

Po ju parashtrojmë këtë propozim për faljen e namazit dhe lutjen e natës në sheshin “Skënderbej” gjatë muajit të Ramazanit.

Ne besojmë se është plotësisht e mundshme dhe e realizueshme që Myftinia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe besimtarët e qytetit të Tiranës të organizojnë dhe menaxhojnë faljen e namazit të teravive dhe kryerjen e lutjeve të përnatshme, duke përmbushur këto kushte:

– Menaxhimin e pjesëmarrjes përmes rezervimit online nga qytetarët dhe pajisjes me një biletë elektronike që siguron lejen për lëvizjen e besimtarëve në qytet dhe aksesin në sheshin Skënderbej;
– Shenjimin e vendfaljeve të lejueshme në distancë minimale prej 2 m në të katër anët;
– Respektimin e standardeve të distancimit social, si përdorimi maskave, dorashkave dhe dizinfektantëve;
– Menaxhimin e hyrje-daljeve në pjesë të ndryshme të sheshit nga porta të ndryshme hyrëse me vullnetarë ose shërbim privat sigurie;
– Dezinfektimin e sipërfaqeve të përdorura për kryerjen e lutjes.

Lutja e përnatshme drejtuar Zotit nga besimtarët muslimanë, së cilës lirisht mund t’i bashkëngjiten edhe qytetarët dhe besimtarët e feve të tjera, le t’i kushtohet kërkesës së mbrojtjes dhe shpëtimit hyjnor nga pandemia.

Me besim të plotë se ky propozim do të gjejë dashamirësinë dhe vullnetin tuaj për ta vënë në jetë,

Nënshkruesit:

1. Gerdi Demneri
2. Roald Hysa
3. Edvin Cami
4. Flori Haçkaj
5. Vehap Kola
6. Skënder Koltraka
7. Kastriot Qema
8. Ylvi Durmishi
9. Albi Bardhi
10. Besmir Gëziqi
11. Klenti Tare 12. Salvatore Doda- vijojnë firmat/ rah

Leave a Reply