Rritet numri i nënshkruesve të peticionit, reagon Myftinia e Tiranës me zoom

Tashmë nënshkruesit e peticionit të atyre që kërkojnë faljen e teravive në sheshin Skënderbej gjatë Ramazanit i ka kaluar 230 firmat, gjë që tregon për ndjeshmërinë e madhe të besimtarëve për muajin e madhnueshëm të Ramazanit. 24 orë pas publikimit të një propozimi konkret nga një grup besimtarësh në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta rreth këtij propozimi, por që pjesa më e madhe e tyre kanë shprehur përkrahjen pa reserva ndaj tij.

Ndërkaq reagime ka pasur edhe nga Myftinia e Tiranës, e cila drejtohet nga hoxhë Lauren Luli, i cili pas kaq kohësh në një komunikim me xhematin nëpërmjet platformës zoom është munduar të shpjegojë vendimin e tij të marrë më dt. 11 mars 2020, pra plot një muaj më parë. Këto shpjegime ndoshta duhej të ishin dhënë në momentin kur u shfaq vendimi i marrë nga h. Lauren Luli, megjithatë ne e falënderojmë atë për mundësinë që i dha publikut musliman të komunikojë drejtpërdrejt me të.

One Comments

  • Eduart Thartori 15 / 04 / 2020 Reply

    duhet të hapet xhamia për Ramazan

Leave a Reply