JUSTINIAN TOPULLI
Kohët e krizave nxjerrin në pah, jo rrallë herë, më të mirën dhe më të keqen e njerëzve.
Në kohëra të tilla sprovohet shpesh durimi dhe nxitimi, maturia dhe pamaturia e njerëzve, dashakeqësia dhe mirësia e tyre, dija dhe mediokriteti, largpamësia dhe dritëshkurtësia, vërtetësia dhe falsiteti… etj.

Kështu që mos lejoni t’ju provokojë e përkohshmja, që të silleni dhe gjykoni gabimisht njerëzit për diçka me të cilën nesër do të pendoheni.
Gjykimet e nxituara dhe emocionale që jepen në kohë krizash përfshihen shpesh nga kriza e të gjykuarit.
Komente
S'ka komente