Tiranë- Shkon në 678 numri i të prekurve nga koronavirusi

Me konfirmimin e 15 rasteve të reja, në Shqipëri numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) është rritur gjithsej në 678, përfshirë edhe 27 personat që kanë ndërruar jetë, deklaron MSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19, ku nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive.

“Deri në këto momente janë testuar 6,768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, rreth 10 për qind e totalit të rasteve të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1 për qind e totalit të të prekurve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, aktualisht në Shqipëri 257 të prekur janë persona aktivë me COVID-19.

Në Shqipëri për shkak të COVID-19 është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat e shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Leave a Reply