TEATRI/ FJALA DHE MURI

FATMIR BAÇi

Njeriu gjithmone eshte ndertuar
Me fjale te medha si endrra
Me fjale te mprehta si kthjelli
Me fjale te brishta si dritherima
Me fjale qe nuk ngjajne me tullat
Por qe i japin kuptim qyteteve
Dhe rrugeve te mundimshme
U tregojne per qellimin e arritjes.

Ashtu siç kafshojne ne zemer te zemres
Fjalet e vogelsise si psheretima
Fjalet e dhjamura si klithma
Fjalet e ashpersuara si boshesia
Dhe me dhembin e mprehte te dyshimit
Ndertojne rrenojat e harreses
Qe shurdhmemece bredhin qyteteve
Ku tullat dhe muret luajne me urtesine
Dhe behen me te vyera se fjala.

Se per shkak te fjaleve te fshira
Dhe per shkak te kujteses se bjerrur
Njeriu rrenohet shume me lehte
Edhe se me te voglat mure
Edhe se me te dobetat syresh.

Nderkohe qe po per shkak te fjaleve te fshira
Dhe po per shkak te kujteses se bjerrur
Njeriun eshte shume e veshtire ta ringresh
Edhe se sa muret me te medhenj
Edhe se me te fortit e mureve.

Pikerisht per kete
Nuk ka qytete te vegjel
Siç nuk mund te jene te dhjamura
E as te ashpra nuk mund te jene
Por nese fjalet behen te ngjashme
Me tullat
Me muret
Atehere
Nuk ka qytete te medhenj si endrra
Dhe nuk mund te jene me
As me mpretesine e kthjellit
As me brishtesine e dritherimes.

Ka ca fjale zemre
Qe mund te shkruhen mure
Qe zgjojne qytetet e enderrta
Qe ndriçojne me feshferimen e arritjes
E qe serish mbete ne zemer
Siç ka mure fjalesh
Qe lendojne zemrat
Qe rrenojne qytete e perandori
Pa qene askund si fjale
As ne terrin e zemres se rrenuesit.

Leave a Reply