Butakët

FATMIR BAÇI

Eshtë një tregim që duhet të lexohet shqip dhe të meditohet gjatë, mjaft gjatë. Butakë ka patur gjithmonë ndërmjet njerzve, por kur njerzit nuk befasohen nga pjelloria e kësaj mendësie ngjitëse, atëherë këtu fshihet një problem i madh. E ardhmja e kushtëzon secilin prej nesh, që në çdo të sotme të mbajmë qëndrim kategorik, në mynyrë që mëngjezi i ditës që vjen, të mos na gjejë në zvarritjen e butakëve.

+++

BUTAKET

Anton Pavloviç Çehov

Para disa ditesh e thirra ne kabinet, Julija Vasilevnen, guvernanten e femijeve te mi. Me duhej t’i paguaja.
– Uluni Julija Vasilevna! – i thashe – hajde te mbyllim llogarite.
Ju sigurisht ju duhen parate, ndersa ju jeni kaq e mire dhe e sjellshme sa nuk denjoni qe t’i kerkoni vete… Kemi rene dakort per 30 rubla ne muaj.
– Per 40…
– Jo, por per 30! E kam te shkruar. Gjithmone per te gjitha guvernantet kam paguar nga 30 rubla ne muaj. Tek ne keni sherbyer dy muaj.
– Dy muaj e pese dite saktesisht…
– Fiks dy muaj. Keshtu eshte ne shenimet e mia. Kjo do te thote se ju detyrohem 60 rubla. Nga 10 javet, na duhet te zbresim javen ne te cilen nuk i keni dhene mesim Koljas, por vetem keni shetitur. Do shtojme ketu 3 ditet e festave.
Julija Vasilevna u skuq e tera nisi te shkulte diçka prej thekeve te fustanit, veçse ne heshtje, as ze e as fjale.
– Tre dite festash, qe do te thote 12 rubla me pak. Kater dite Kolja ka qene i semure dhe nuk ka patur ore mesimi. Keni patur mesim vetem me Bajran. Tri dite keni patur dhimbje dhembi dhe gruaja ime ju ka lejuar t’i zhvilloni oret e mesimit vetem mbasdite. Dymbedhjete plus shtate bejne 19. I zbresim. Ju mbeten fiks 41 rubla. E sakte?
Syri i majte i Julija Vasilevnes u skuq dhe u lengezua. Buza e poshtme dhe mjekra u drodh lehte. U kollit lehte me nervozizem, u tendos ne fytyre, po asnje fjale…!
– Ne vigjilje te Vitit te ri keni thyer filxhanin e çajit sebashku me pjaten e vet. Zbresim edhe 2 rublja. Edhe pse filxhani me pjaten kushtojne me shume, por Zoti qofte me ju. Sa te tjera kane shkuar me te ne pakthim! Mandej, per shkak te pavemendjes tuaj, Kolja eshte ngjitur ne peme dhe ka shqyer kapoten e vet. Dhjete rubla me pak. Per shkak te mosvemendjes tuaj, kujdestarja e dhomes ka vjedhur kepucet e Varias. Ju duhet te kujdeseni per gjithçka. Per kete paguheni. Kesisoje, detyrohem te zbres edhe 5 rubla. Me 10 Janar me kerkove dhe keni marre nga une 10 rubla…
– Jo, nuk kam marre – pershperiti lehte Julija Vasiljevna.
– Por e kam te shkruar ketu.
– Mire. Ashtu qofte.
– Nese nga 41 rublat do zbresim 27 rubla, na mbete 14 rubla.
Te dy syte e saj u mbushen me lot. Mbi hundezen e saj te bukur u shfaqe pikla djerse. E shkreta vajze!
– Vetem nje here kam kerkuar dhe kam marre – foli me zerin qe i dridhej – Nga zonja juaj 3 rubla. Here tjeter as kam kerkuar, as kam marre.
– Ashtu!? Dhe shiko, te lutem, kjo qe thua tek une nuk eshte shenuar. Nga 14 zbresim 3 rubla, na mbeten 11. Ja edhe pagesen tuaj! Tre, tre dhe tre, plus nje edhe nje. Urdheroni.
Keshtu une i dhashe 11 rubla. Ajo i mori me gishterinjte qe i dridheshin dhe i zhyti ne xhep.
− Mersi – pershperiti lehte por me thaks te bukur.
Kerceva i marrosur dhe fillova te bares neper dhome. Me pushtoi lajthitja.
– Per çfare “mersi!”? – e pyeta.
– Per parate.
– Por ju kam vjedhur, po per dreq, ju kam grabitur. Ama, kam vjedhur punen tuaj, kohen tuaj! Per çfare me thoni “mersi”?
– Ne vende te tjera as kane denjuar te me paguajne…
– Nuk ju kane paguar!? Mos duhet valle ta quajme mençuri!? Une vetem bera shaka, ju dhurova nje mesim te ashper. Do te merrni nga una gjithe sa jemi marre vesh, 80 rublat tuaja. Ja ku i keni ne zarf, te pregatitura qe me pare per ju. Por a mundet te ruhet dinjiteti me kete lloj pekmezi? Perse nuk protestoni? Perse duhet te heshtni? A eshte e mundur te jetohet ne kete bote pa i treguar dhembet? A mundet valle te jetohet kesisoje, ngahere e nenshtruar si njefarelloj butaku?
Ajo buzeqeshi tharte dhe une ne fytyren e saj lexova edhe pergjigjen e saj: “Mundet!”
Ju luta te me fale per shkak te mesimit te ashper qe i rezervova, dhe per çudine e madhe ne syte e saj, i dhashe 80 rublat e saj. Gati e trembur me falenderoi dhe doli.
Vezhgova ikjen e saj te bute dhe mendova seriozisht: “ Sa e lehte eshte te jeshe i dhunshem ne kete bote!”