Nata e Kadrit, nata e intimitetit

FATMIR BAÇI

SELAM ALEJKUM gjithë besimtarëve!

Eshte e domosdoshme t’ua theksojme njerzve se Lejletul Kadr eshte ngjarje e posaçme kategorikisht intime, eshte mundesia me qenesore ne te cilen njeriu paraqet kerkesat dhe deshirat e tij perpara te Gjithedijshmit e Gjithepushtetshmit, Krijuesit te qiejve dhe tokes, si edhe gjithçkaje qe eshte ndermjet tyre, ne mynyre qe te persose individualitetin e vet ne harmoni me detyrat dhe urdheresat e shenjta, ashtu qe veprat e secilit te arrijne kenaqesine e ALLAHUT s.w.t., vepra me te cilat do deshironte te paraqitej ne Diten e Gjykimit.


Pjesa publike e kesaj Nate te Madhe behet realitet gjate gjithe vitit te ardhshem, deri ne takimin tjeter me intimitetin me te madh, kur te perjetojme serish Lejletul Kadr.


Ju uroj intimitet te hajrit.

Leave a Reply