BRENDA KËTIJ MUAJI HAPET KUFIRI KOSOVË-SHQIPËRI

Ambasadori i Shqiprisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi tha në RTK se kufiri me Shqipërinë hapet brenda këtij muaji. 

“Kufiri me Shqipërinë hapet brenda këtij muaji, do të thotë brenda shtatë- tetë ditësh. Ne jemi munduar që qytetarët me nevojat e jashtëzakonshme, që kanë të bëjnë në fushën e shëndetësisë nuk i kemi penguar sepse ka ndodhë një fenomen, meqenëse Maqedonia është e bllokuar komplet, një pjesë e pacientëve që kanë pasur termine për t’i bërë nëMaqedoni janë transferuar për tu bërë në Shqipëri dhe ne i kemi asistuar që të mos ketë raste emergjente, të gjithë kanë kaluar në territorin e Shqipërisë”, tha ai.

Minxhozi vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin midis institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës për të lejuar transportimin normal të produkteve bazike ndërmjet këtyre vendeve. Ai poashtu tha se përpos produkteve bazike, ditëve të fundit janë lejuar edhe transporti i disa mallrave tjera.

“Nga ana tjetër, ka pasur një bashkpunim të shkëlqyer midis institucioneve të transportit të Shqipërisë dhe Kosovës për të lejuar transportimin normal të produkteve bazike. Rreth 80% e mallrave që hyjnë në Kosovë, hyjnë kryesisht nga porti i Durrësit, i cili ka qenë në efiçiencë të plotë, pa asnjë problem për mallrat e Kosovës. Ditë e fundit janë bërë përpjekje për të lejuar dhe disa mjete që bëjnë trasport mallrash jo të emergjencës së madhe por gjithsesi ka filluar lejimi i tyre. Që nga java e kaluar qytetarët rezidentë të Shqipërisë por që janë shtetas të Kosovës kanë mundur të qëndrojnë në hapsirat e tyre në plazhë, Tiranë apo kudo, me një përjashtim i cili nuk është diskriminuar si për ato shtetasit e Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës”.

Minxhozi poashtu tha se janë ditët e numëruara kur qytetarët do të mund edhe të dalin në plazhë, por nuk do të jetë si më parë, sepse tani e tutje duhet tu pështatemi rregullave ndërkombëtare.

“Por pamje ku njerëz do të jenë të gjithë të grumbulluar në një vend besoj që do të jenë të pamundura, dhe kjo nuk është se këto rregulla i vendos Shqipëria, ato do të jenë rregulla që i vendosin ndërkombtarisht dhe kjo se të flasim për automjete, për autobusë, se sa pasagjerë do të jenë etj etj  kjo do të jetë si për Shqipëri, si për Kosovë e për kudo, ose, edhe avionët do kenë një çasje të re prandaj do t’i përshtatemi disa rregullave ndërkombëtare. Prandaj, është shumë e vështirë për të përcaktuar tani se sa do të jetë distanca apo diçka e tillë por plazhi nuk do të jetë si më parë sepse entuziazmi i verës, temperaturat e verës, duhet të jenë pak më të përmbajtura sepse mund të kthehemi në një përiudhë që asnjëri prej nesh nuk e dëshiron”, tha Minxhozi.

Leave a Reply