Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë dënoi shkatërrimin dhe plaçkitjen e varrit të kalifit Omer bin Abdulaziz në rajonin e Idibit në Siri.
“Ky krim është dëshmi e urrejtjes së madhe ndaj halifit të drejtë Omer bin Abdulaziz edhe 1.300 vjet pas vdekjes së tij”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ali Muhyiddin al-Qaradaghi në një deklaratë.
Qaradaghi theksoi se kjo plackitje paraqet një sulm ndaj të gjithë muslimanëve dhe nxitje të përçarjes.
Varri i Omer bin Abdulazizit, që njëherësh është stërnip i kalifit të dytë Omer bin Hatab, dhjetë ditë më parë u pa i gërmuar dhe zbrazur në disa video në llogaritë e afërta të regjimit të Bashar al-Asadit në mediat sociale, ndërsa ende nuk dihet fati i mbjeteve mortore.