Vakëfet dhe vajtimi i Skënder Bruçajt!

Nga Tasim DARSI

Në javën që lamë pas dëgjuam një deklaratë të ish-Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, deklaratë e vonuar dhe me prapaskena të theksuara politike. Besimtarët e thjeshtë kanë vajtuar kur kanë dëgjuar këtë padrejtësi, që është bërë nga një Gjykatëse si Fatmira Hajdari. Të njëjtët besimtarë u munduan të rehabilitojnë edhe njëherë figurën e Skënderit. Të gjithë vajtuan dhe fajësuan dikë për shitjen e Vakufit.

Por unë!!!

Unë që (si unë  ka dhe të tjerë) ngjarjet nuk i shikoj vetëm me konsekuencën televizive, dhe ngaqë e  di, se loti s’të sjell atë që ke humbur, jam ithtar me qajt dhe duhet të  bëj  kujdes para se të ndodhë marrëzia, kur ndodh e pranoj -edhe pse s’mundem të jem dakord me të.

Skënder Bruçaj vajtoj pa-aftësinë e tij,  vajtoj rastin e humbur,  vajtoj pazarin e ngelur përgjysëm, vajtoj biznesin  e mbetur në tentativë. Vajtoj postin e uzurpuar dhe mos-përfaqësimin që ju ka bërë besimtarëve.

Besimtar i denjë, një gjë duhet të dish. Në vitin 1990, KMSH ishte me letra institucioni me një trashëgiminë më të pasur në vend. Me prona të dhuruara e pasuri të pa-lujtshme nga besimtarët e besimtaret ndër shekuj.

Për fat të keq në Shqipëri as Demokracia s’erdhi si kudo në botë, as KMSH nuk arriti të marrë perfaqësim dinjitoz. Si fillim për të dy këto dështime s’ka dyshim se Orientimet e PPSH me Ramiz Alinë dhe pardesytë e bardha kanë rolin e tyre.

Të gjithë tashmë e dimë se ndërtesat shumëkatëshe në Tiranë, Fier,Durrës, Lushnje dhe Elbasan janë ndërtuar mbi pronat Vakuf. Edhe në Qytete të tjera ka patur tjetërsime dhe s’do zgjatem.

Tek KMSH si përfaqësues më I dinjitetshëm që ka treguar veten është vetem Bledar Myftaraj, si ish-Myfti i Tiranës. U dorëhoq nga detyra si person i vyrtyteve e besimdrejtë, por kurrë nuk pranoj që të hedhë firmë për të shitur Vakuf. Nëpunësit e tjerë të KMSH nga Kryetarët deri tek Myftileret, ose kanë marrë pjesë në shitjen dhe tjetërsimin e Vakëfeve, ose kanë mbyllur veshët dhe sytë, ose  kanë bërë rolin e budallait, por më e keqja është se disa prej tyre flasin për këto pislliqe pasi shkarkohen nga detyra ,ose kur ngelin pa marrë ndonjë kockë.

Të gjithë janë bashkë-fajtor. Prandaj për çdo ditë Vakëfet na mirren, Medreset na tjetërsohen, Teologët rregulojnë telefonë e pjekin pizza, kurse gazetar dhe ata që mbarojnë për Hotel-Turizëm,  janë në KMSH. Është edhe një shtresë kameleonësh, ku deri dje shanin, Selim Muçën, Hafiz Shaban Saliun, por  me të marrë kockën  e tyre, e mbyllën gojën e hapën Fondacione Bamirësi. Andaj kujdes…..

Të kthehemi tek vajtimi i pa-aftësisë së Skënder Bruçaj! Kam disa pyetje që dua të bind veten se Bruçaj qau prej vërteti , dhe jo me lot krokodili. Pyetjet që kanë të vërteta brenda!

1. Kur ju u bëtë Kryetar i KMSH a kishit dijeni për problemin e Vakufeve? Apo e mësove këtë problem njëjtë siç mësove se je zgjedh kryetar pa kandiduar fare!

2. Drejtorin e Vakif investimeve si e përzgjodhe? Çfarë kriteresh more për bazë?

3. Sa herë e ke diskutuar në Këshillë të Përgjithshëm problemin e Vakëvefe,me Myftileret, apo me besimtarët?

4. Avokatin që punësove në KMSH a e zgjodhe profesionist, dhe që ka ndjeshmëri dhe respekt për vakëfet, apo zgjodhe një sa për ti dhënë rrogën? (Dihet se në KMSH Avokati ka qene më shumë sekser se sa Avokat)

5. Kur ishte problemi për këtë Vakuf, ku kompania e interesuar nëpërmjet Uran Kalej, Ish-Drejtor tek Vakif-investimet; ju ofroi 250 Mijë Euro ryshfet, pse nuk dole të flasësh në Hytbe me besimtarët? Na thoje po duan të më korruptojnë.

6. Pse ngarkove Drejtorin e Medreses së Tiranes , në rrugë Private të shkojë e të negociojë me Kryetarin e Kulteve Rasim Hasanaj (vëllain e Azem Hajdarit); Ku Drejtorit të Medresesë nuk I lejohet të merret me këto probleme.

7. Kur Edi Rama të tha nëse përfaqëson Myslimanët informoj ata, ata do mbrojnë Vakëfet dhe unë si Kryeministër do ju mbështes! Përse nuk na informuat? Ngaqë e dije se nuk na përfaqëson!

8. Kur u zhvillu seanca Gjygjësore përse nuk e vendose Çallmën, përse nuk e veshe Xhyben me shku me ndjek seancën? Por dërgove disa të tjerë si Biznesmenë?

Gjithë këto pyetje kërkojnë përgjigje. Vakufin në rastin më të keq na e moren, jo Fatmira, por ua dhurove ti. Ua dhurove me pa-aftësinë tuaj. Ua dhurove që ditën kur fillove ta diskutoje nën-tavolinë. Ua dhurove që ditën që tu tha se po na ofrohen kaq lek nga një ndërtues dhe nuk reagove, por negociove rushfetin.

Vakufin nuk na e morën, Vakufin ua dhurove ti. Unë qaj Vakufin, ju vajtoni ofertën e humbur. Unë qaj për amanetin e tradhëtur, ju vajtoni pse nuk arritet me ua dhënë patronave tuaj.

E shikon edhe lotët nuk i kemi të njëjtë. Ashtu sikurse as idealet. Une jam për ummet e xhenet. Ndërsa, ju jeni sektarian e shërbyes i një organizate Terrorriste Feto.

Note: Fatmira Hajdari s’ka pyetur për gjakun e Babait të fëmijëve të saj, e do të pyesë për Vakëfet.

Shënim i Redaksisë: Opinionet dhe qëndrimet i përkasin artikullshkruesit dhe jo domosdoshmërisht paraqesin pikëpamjet e Redaksisë.