Hoti takim me Makronin, para samitit me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë të hënën për në Paris, ku të martën pritet të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. “Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize në Paris, tregon kujdesin dhe përkushtimin e presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, vlerësohet në njoftimin e Zyrës për Informim të Kryeministrit.

Ky takim ndërmjet Hotit dhe Macronit, vjen disa ditë, para mbajtjes të premten të një samiti virtual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai organizohet nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

RTSH

Leave a Reply