SHBA, furgonët dhe avionët rrisin ndërgjegjësimin mbi “15 Korrikun”

SHBA, furgonët dhe avionët rrisin ndërgjegjësimin mbi "15 Korrikun"

Me rastin e përvjetorit të katërt të tentativës së grushtit të shtetit, të orkestruar nga organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit 2016, në SHBA furgonët për njoftime dixhitale dhe avionët që bartin pankarta gjatë gjithë ditës në shtete të ndryshme kalojnë nëpër rrugë për të rritur ndërgjegjësimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizimi, i cili po zhvillohet në udhëheqjen e Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC), me anë të mjeteve të ndryshme tërhoqi vëmendjen në tentativën e pabesë të grushtit të shtetit, 15 Korrikun.

Furgonët me mbishkrimin “15 korrik, Fitorja e Demokracisë Turke” dhe “Fitorja e Popullit Turk”, gjatë tërë ditës kaluan në rrugët më të ngarkuara të New York-ut, si në Manhattan, Brooklyn dhe Queens, si dhe në kryeqytetin Washington DC dhe përreth fermës ku gjendet selia e FETO-s në Pensilvani.

Në rajonin e njëjtë fluturoi edhe avioni me një pankartë me mbishkrimin “Ndaloni terroristin FETO”.

– “15 korrikun mundohemi që t’ua shpejgojmë të gjithë atyre që jetojnë në Amerikë”

Bashkë-kryesuesi i TASC, Halil Mutlu, për AA tha se, “Ne si TASC, si anëtarë të komunitetit turk që jetojmë në Amerikë, tentativën për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik të vitit 2016 mundohemi që t’ua shpejgojmë të gjithë atyre që jetojnë në Amerikë”.

“Qëndrimin e vendosur të popullit turk kundër grushtit të shtetit të 15 korrikut jemi duke e shfaqur në rrugët në SHBA. Në të njëjtën mënyrë jemi duke dhënë mesazhet tona me slogane gjigande me avionë që fluturojnë në New York, New Jersey”, shpjegoi Mutlu, duke dhënë shembuj nga punimet që kanë bërë vullnetarët e TASC.

Ai gjithashtu tregoi se kanë hapur për shërbim ueb-faqen https://stopterroristfeto.org/, i kryesuar nga ekipi i TASC dhe që ka për qëllim t’ua tregojë amerikanëve fytyrën e brendshme të FETO-s.

AA