Gjermania paralajmëron për pasojat e dështimit të planit ekonomik të Evropës

Gjermania paralajmëron për pasojat e dështimit të planit ekonomik të Evropës

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka paralajmëruar për pasojat e dështimit të planit ekonomik të Bashkimit Evropian për virusin Korona.

Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, në prag të organizimit të takimit të liderëve të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar në lidhje me dështimin e pakos së ndihmave financiare për rindërtimin përsëri të Bashkimit Evropian pas krizës së pandemisë Korona dhe ka deklaruar: “Asnjë vend në mënyrë të vetme nuk mund të dalë nga kjo krizë ndërkohë që vendet fqinjë të tij të mbesin akoma në stagnim ekonomik”.

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë shtoi: “Vendet të cilat në mënyrë të veçantë janë përfshirë nga kriza e pandemisë Korona, kanë nevojë për mbështetje speciale sepse ndikimet e kësaj krize janë të mëdha”.

ParsToday.com