Erdogan: Nuk e lëmë vetëm Republikën e Azerbajxhanit

Erdogan: Nuk e lëmë vetëm Republikën e Azerbajxhanit

Presidenti i Turqisë ka reaguar ndaj krizës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe Armeninë e ka quajtur pushtues.

Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të premten gjatë një fjalimi ka trajtuar krizën mes Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë, luftën në Libi dhe krizën e Sirisë.

Sipas kanalit televiziv TRT, Erdogan në fillim ka thënë: “Armenia është një shtet pushtues i cili nuk po bën përpjekje të zgjidhë në mënyrë paqësore krizën me Republikën e Azerbajxhanit dhe ne gjithnjë qëndrojmë përkrah Republikës së Azerbajxhanit. Komandantët ushtarakë të Turqisë vazhdimisht janë në kontakt me komandantët ushtarak të Azerbajxhanit për të analizuar situatën sa më mirë”.

Erdogan në vazhdim ka kritikuar rolin e Egjiptit dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe në Libi dhe ka thënë Abu Dhabi në mbështetje ndaj gjeneralit Khalifa Haftar po tregon sjellje të piratëve dhe veprimet e EBA në Libi nuk kanë legjitimitet.