Heiko Maas: Gjermania ka refuzuar propozimin e Amerikës për rifutjen e Rusisë në grupin G7

Ministri i jashtëm i Gjermanisë njoftoi se Berlini ka refuzuar propozimin e presidentit amerikan për riantarësimin e Rusisë në grupin G7.

Heiko Maas, në një intervistë të tij tha se Berlini ka refuzuar kërkesën e Amerikës që t’i propozohet presidentit rus Vladimir Putin që të anëtarësohet në grupin e 7 vendeve me ekonomi të madhe dhe të përparuar të botës. Trump disa muaj më marrë ka propozuar rianëtarësimin e Rusisë në grupin G7, pas largimit të saj në vitin 2014 për shkak të aneksimit të Krimesë në territorin rus.

Heiko Maas ka deklaruar se deri në kohën kur të mos ketë progrese në zgjidhjen e kontestit të Krimesë dhe të lindjes së Ukrainës, nuk ka asnjë shans që Rusia të riantarësohet në grupin G7. Ministri i jashtëm i Gjermanisë shtoi se nëse Rusia ndihmon në zgjidhjen paqësore të kontestit në Ukrainë, atëherë ajo mund të hedh hap drejt anëtarësimit në G7. Shefi i diplomacisë gjermane gjithashtu tha se marrëdhëniet me Moskën në shuma fusha janë shumë të vështira ndërkohë që shtoi se G7 për zgjidhjen e kontesteve në Siri, Libi dhe Ukrainë ka nevojë për Rusinë.

ParsToday.com