Turqia shpërndan mishin e Kurbanit për familjet refugjate në Irak

Gjysmëhëna e Kuqe Turke sot shpërndau mishin e kurbaneve për festën e Kurban Bajramit për qindra familje në nevojë në një kamp refugjatësh në qytetin irakian Kirkuk, që ndodhet në veri të Bagdadit

Mishi u shpërnda në kampin e refugjatëve në Yahyava për rreth 550 familje refugjatesh që u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të grupit terrorist DEASH, tha për mediat Ahmet Dagli, anëtar i delegacionit irakian të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Agjensia humanitare gjithashtu shpërndau mish për familjet në nevojë që jetojnë në qendrën e qytetit në Kirkuk.

Shumica e vendeve me shumicë myslimane në botë, përfshirë Turqinë, po festojnë festën katër-ditore të Kurban Bajramit që filloi dje.

Leave a Reply