Skrapar: Fasoneria përfshihet nga zjarri, punonjësit arrijnë të largohen në kohë

Një fasoneri në qytetin e Skraparit është përfshirë në flakë pasditen e së enjtes.

Nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa punonjësit kanë arritur të dalin në kohë nga ndërtesa.

Shkaka për rënien e zjarri dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike duke bërë që flakët të përhapen në të gjithë ndërtesën.

Zjarri është përhapur në mënyrë të shpejtë për shkak të materialeve plastike dhe lëkure.

Kjo gjë ka vështirësuar dhe punën e zjarrfikëses për të vënë nën kontroll flakët.