Kupa Kokonozi mbush tre vjeç…

Djem të përkushtuar të Xhamisë së Kokonozit, që prej tre vitesh kanë ndërmarrë një nismë vllazërore argëtimi. Kupa Kokonozi është një aktivitet futsalli, i cili organizohet dy herë në vit në formën e një turneu me eleminim direkt dhe kampionatit me mbledhje pikësh. Kupa Kokonozi filloi me disa ndeshje midis brezave, ku spikasnin ndeshjet derby Pleqnia – Rinia apo edhe Xhemati i Pazarit – Hoxhallarët, për të mbërritur tani në edicionin e 5-të. Kampionët kanë qenë ekipe mjaft simpatike, duke nisur nga Xhamia e Pazarit, Xhamia e Selitës, Xhamia e Sahatit, Xhamia e Medresesë, Xhamia Dine Hoxha, e të fundit kampionë ishin vëllezrit nga Xhamia Xhura. Pavarësisht se kampionët kanë qenë të ndryshëm, përgjigjia mbetet e njejtë pas çdo finaleje… ‘’fitoi Vllaznia’’.

Vlen të përmenden edhe dy fjalë rreth formatit të aktivitetit, Kupa Kokonozi ku marrin pjesë zakonisht 8 deri ne 16 ekipe, me sistem eleminimi direkt. Por ky aktivitet nuk mbaron me kaq, pas përfundimit të kupës, vjen edhe kampionati midis 6 deri në 8 ekipe, me sistem pikësh.

Një historik i ekipeve fituese:

Kupa 1PazariJul DautajMars ’18
Kampjonati 1PazariAdmir Kusi 
    
Kupa 2SelitaVis HoxhaTetor ’18
Kampjonati 2SelitaVis Hoxha 
    
Kupa 3SahatiImran LamajMars ’19
Kampjonati 3MedresejaTaulant Jangulli 
    
Kupa 4XhuraErvin MetaniTetor ’19
Kampjonati 4Dine HoxhaEdvin Kuçi 
KOKONOZI CUP

Nga organizatorët e aktivitetit mësohet, se bashkë me shortin këtë herë do të ketë edhe më shumë surpriza. Veç ekipeve tradicionale nga xhamitë e Tiranës, këtë herë marrin pjesë edhe ekipe përfaqësuese nga kompani private, në pronësi të besimtarëve muslimanë.

Leave a Reply