Siri: Në sulmet e regjimit të Asadit vriten 2 civilë në Idlib

Në sulmet e ndërmarra nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet terroriste me mbështetje iraniane në jug të Idlibit humbin jetën 2 civilë.

Forcat e regjimit kryen sulme me raketat tokë-tokë në rajonin Fattira që ndodhet brenda kufijve të rajonit të deskalimit Idlib të Sirisë.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se nga sulmet e ndërmarra nga regjimi i Asadit në Fattira kanë humbur jetën 2 civilë të cilët po mblidhnin fiq në kopësht.

Regjimi i Asadit dhe grupet terroriste me mbështetje iraniane vazhdojnë grumbullimet e tyre ushtarake përreth Idlibit. 

Në këtë kuadër forcat e regjimit në 3 muajt e fundit kanë dërguar në linjat e frontit në Idlib më shumë se 2 mijë elementë të armatosur me armë të rënda.

– Situata në Idlib

Në takimin e mbajtur me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana më 4-5 maj 2017, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane falë mbështetjes ajrore të Rusisë u intensifikuan drejt Idlibit pasi morën nën kontroll 3 nga 4 rajonet të cilat me shpalljen e armëpushimit ishte vendosur ruajta e situatës së tyre.

Pasi forcat e regjimit përshpejtuan grumbullimin ushtarak në shtator 2018, Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin. Forcat e regjimit pas një ndërprerjeje të shkurtër rifilluan sërish sulmet dhe në maj 2019 filloi operacionin tokësor për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin.

Regjimi dhe mbështetësit e tij në këtë kuadër, krahas rajoneve kryesore të Idlibit morën nën kontroll pjesën jugore dhe juglindore të tij, shumë vendbanime në pjesën veriore dhe periferinë lindore në Hama si dhe në pjesën jugore dhe periferinë perëndimore të Halepit.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarra në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin siguruan një marrëveshje të re më 5 mars në Moskë. Marrëveshja e fundit e armëpushimit hyri në fuqi më 6 mars 2020.

AA