Izraeli shemb 7 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë shembur 7 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor nën okupim me arsyetimin se ishin “pa leje”.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, forcat izraelite kryen bastisje në fshatin Shahab el-Batum në qytetin El-Khalil, duke shembur këtu 7 shtëpi (tendë) të palestinezëve.

Autoritetet izraelite theksuan se vendi në fjalë konsiderohet si “Zona C” ndërsa shtëpitë janë shembur me pretendimin se janë pa leje.

Ndërkohë disa nga palestinezët nuk i kanë mbajtur lotët të cilët pas shembjes së shtëpive mbetën në rrugë vetëm me disa sende që mundën të shpëtonin.

Izraeli me arsyetime të ndryshme shemb shtëpitë dhe struktura të ndryshme të palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor që ka pushtuar në vitin 1967.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të vitit 1995 midis Palestinës dhe Izraelit, Bregu Perëndimor u nda në Zonat A, B dhe C.

Palestinezët mbajnë administratën dhe sigurinë administrative në “Zonën A”, e cila përfshin 18 për qind të territorit të Bregut Perëndimor, ndërsa në “Zonën B” që përfshin 21 përqind të territorit, Palestina mban administratën dhe Izraeli mban administrimin. Izraeli gjithashtu mban edhe administrimin dhe sigurinë në “Zonën C”, e cila përbën 61 për qind të Bregut Perëndimor.

Sipas raportit të Zyrës së Koordinimit të çështjeve humanitare të Kombeve të Bashkuara, forcat izraelite që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani kanë shembur më shumë se 500 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

AA