Turqi, dhjetëra të vdekur në 8 ditë nën dyshimin e helmimit nga alkooli metilik

Të paktën 52 persona kanë humbur jetën në disa qytete të Turqisë nën dyshimin e helmimit nga alkooli metilik që nga 9 tetori.

Rastet kanë ndodhur në qytetet e Stambollit, İzmir, Mersin, Aydın, Muğla, Kırıkkale, Trabzon, Tekirdağ dhe Zonguldak.

Ndërkohë operacionet e forcave të sigurisë ndaj prodhimit dhe shitjes së alkoolit të falsifikuar vazhdojnë.

Sipas informacioneve të përpiluara nga AA me vdekjen edhe të tre personave nga qytetet Izmir dhe Tekirdağ, numri i të vdekurve që nga 9 tetori në mbarë vendin është rritur në 52.

Në operacionet e kryera ndaj prodhimit dhe shitjes së alkoolit të falsifikuar deri më tani janë arrestuar 272 të dyshuar, për 71 është caktuar masa e paraburgimit.

Leave a Reply