Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 7 persona kanë humbur jetën nga kronavirusi në 24 orët e fundit, duke regjistruar në këtë mënyrë numrin më të lartë të viktimave përgjatë 24 orëve, që nga fillimi i pandemisë. Nga ana tjetër, po i lartë është edhe numri i personave të infektuar që, sipas testimeve, janë regjistruar 284 raste të reja. Numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID ka shkuar në 285, ndërsa 103 persona fituan betejën me koronavirusin ën 24 orët e fundit. Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar 19,729 persona pozitivë me COVID, ku raste aktive janë 8,434. Numri i viktimave ka shkuar në 487, ndërsa deri më tani 10,808 persona janë shëruar.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020):
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487