Turqi, shpëtohet një person nga rrënojat 26 orë pas tërmetit

Një person tjetër i lënduar u nxor nga rrënojat 26 orë pas tërmetit në Izmir.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerë të paktën 100 njerëz deri më tani.

Kësaj radhe ekipet shpëtuan 62-vjeçarin Helim Sari, i cili u shpëtua nga rrënojat 26 orë pas tërmetit. Ekipet luftuan për një kohë të gjatë për të shpëtuar Sarin, këmba e të cilit ishte zënë nën rrënoja.

Vajza e 62-vjeçarit Helim Sari, Rumeysa Sari, për AA se babai i saj ishte kthyer në shtëpi pasi kishte bërë pazar dhe se në atë kohë kishte goditur tërmeti.

Në një rast tjetër, një nënë dhe tre fëmijët e saj u shpëtuan pas 23 orësh, ndërsa janë duke vazhduar përpjekjet për të shpëtuar fëmijën e saj të katërt.

50-vjeçarja Nurcan Tosun u shpëtua në qarkun Seferihisar pas 17 orësh, ndërsa shumë të tjerë u shpëtuan disa orë pas tërmetit. Të gjithë personat e nxjerë nga rrënojat u dërguan në spitale për kontrolle shëndetësor.

Një mace dhe një qen ishin gjithashtu në mesin e të shpëtuarve.

AA

Leave a Reply