COVID-19/Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 8 persona humbin jetën, 602 të infektuar

Shqipëria vijon të regjistrojë numër të lartë personash të infektuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur pak minuta më parë se vendi ynë, gjatë 24 orëve të fundit, ka regjistruar 602 raste të reja me koronavrius. Po në këtë hark kohor edhe 8 persona kanë humbur jetën.  

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, prej të cilave 155 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,

30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,

20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,

12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,

3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.  13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, informon MSH.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                    602

Të shëruar ne 24 orë                                 564

Të shtruar në spitale                                  406

Humbje jete në 24 orë                             8

Testime ditore                                             2,241

Testime totale                    157,891

Raste pozitive                    28,432

Raste të shëruara               13,453

Raste Aktive                       14,348

Humbje jete                       631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            6890

Durrës          1164

Fier                1122

Korçë             846

Shkodër        836

Elbasan          785

Vlorë            650

Lezhë            633

Berat             454

Gjirokastër    467

Kukës               358

Dibër              143