COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 11 viktima, 786 të infektuar

 Vendi ynë ka regjistruar sot një shifër të lartë të rasteve të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë informon se nga testet ka rezultuar se, gjatë 24 orëve të fundit, 786 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë njofton se personat që kanë humbur betejën me covid janë: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë, po në 24 orët e fundit, janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 786 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier,

28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,

20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,

8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,

4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,

2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Gjithashtu ju Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet  e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore“, njofton MSH.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                    786

Të shëruar ne 24 orë                                 349

Të shtruar në spitale                                  424

Humbje jete në 24 orë                             11

Testime ditore                                             2,592

Testime totale                    165,617

Raste pozitive                         30,623

Raste të shëruara      14,565

Raste Aktive                             15,401

Humbje jete                               657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                       7671

Fier                  1178

Durrës          1176

Korçë                          903

Shkodër        841

Elbasan           761

Vlorë           717

Lezhë              671

Berat           519

Gjirokastër    463

Kukës               353

Dibër              148