Lidhje

Kryesore

    Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).

XS
SM
MD
LG