Xhamia e Tabanovcit/ Xhamia më e vjetër në Ballkan e ndërtuar nga tregtarët Arab

Kjo Xhami ndodhet në Tabanovc në mes Preshevës dhe Kumanovës, posa ta kalosh kufirin në mes Serbisë dhe Maqedonisë në anën e djathtë drejtimi për Shkup ndodhet Xhamia e Tabanovcit.

Sipas historianëve xhamia e Tabanovcit konsiderohet njëra ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan, e ndërtuar në vitin 890, 400 vite para se të vinin osmanlitë në Ballkan.

Flitet që këtë xhami e kanë ndërtuar tregtarët arab për tu falur dhe për tu lutur pikërisht këtu në Tabanovc, sepse Tabanovci Presheva, Bujanovci janë qendra kryesore që lidhin Lindjen me Perëndimin, me siguri tregtarët arab kanë kaluar nëpër këto pjesë të Ballkanit

.Kur ushtarët e Sulltan Muratit u nisën për në betejën e Kosovës kundër kryqëzatave, ata kur e panë këtë Xhami u habitën dhe nga gëzimi e permendën Allahun e Madhërishëm dhe shqiptuan shehadetin.

Kjo Xhami ndodhet 20 kilometra larg në jug të Bujanovcit, sot është në territorin administrativ te Maqedonisë.

Leave a Reply