Dibër: Rruga në Maqellarë vendgrumbullim mbetjesh, banorët: Askush nuk na dëgjon

Banorët e Maqellarës në Bashkinë e Dibrës vijojnë të përballen me ndotjen e madhe të mjedisit nga mbeturinat edhe pas pastrimit te saj nga bashkia.

Sa herë ky problem bëhej mediatik bashkia e Dibrës dërgonte mjetet për të mbuluar mbeturinat.

Por pas një kohe mjaft të shkurtër e njejta situate përsëritet. Rruga e vjetër e Maqellarës vijon të përdoret si një venddepozitimi mbetjesh duke shkaktuar ndotje të tmerrshme të ambjentit.

Banorët që jetojnë përreth shprehen se situata vijon të jetë shqetësuese për faktin se deri tani nuk ka patur një zgjidhje përfundimtare nga ana e Bashkisë së Dibrës.

Ata thonë se shkak për këtë ndotje bëhet mungesa e kontejnerëve por edhe vetë banorët që i hedhin pa kriter.

Stoku i mbeturinave ka shkuar aq shumë saqë ato kanë dalë edhe në rrugën e asfaltuar.

Ka nga ato banore dhe drejtues mjetesh që jashtë kameres e ngrejnë këtë shqetësim por nuk prononcohen në prani të kamerës.

Ndërsa një grua ngre alarmin se përveç mbeturinave dhe inerteve hidhen dhe kafshë të ngordhura dhe mbetje spitalore. Ky shqetësim është ngritur here pas here por nuk merret parasysh nga bashkia e Dibrës.

Situata e ndotjes në bashkinë e Dibrës vijon të jetë shqetësuese. Në shumë zona nuk ka shërbim të grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave. Për këtë arsye, ndotja në disa pika është e lartë.

/Ora News

Leave a Reply