Utopi….më n gje zorr e*….

Nga: Alban Gorishti

Makinat që ecin në sens të kundërt, drejtues fuoristradash  që hakerroen ndaj atyre që as paterica nuk posedojnë, shoferë pa “handikap” që i kërkojnë “llogari” atyre me handikap, policë pa maska dhe njerëz me maska, fjalorë aq mpirës saqë edhe peshkun në det e përçundojnë. Klloun me receta antidepresive dhe të dëshpëruar me fytyrë kllounesh. Picajol që flasin për viruse dhe viruse që tremben nga mëndjepaktëtet . Kamerierë me “profesion” dhe profesione “pa kamarier”. Hundë te ngritura lart ndërsa gojë të mbyllura. Kurrize të fryra por barqe të zbrazura.

Nuk ua bëj për të madhe disave:Të jetosh në një shoqëri kaotike duhet medoemos të shtrembërosh konturet brenda realitetit ekzistues.

Po a mjafton kjo?

Ja ta shtrojmë pak ndryshe këtë diskutim.

Në disa hadithe tregohet se në një kohë njeriu më i lumtur do jetë bariu që izolohet maleve duke e mbarrtur me vete fenë e tij.

Po sot barinjtë a janë të lumtur?

Domethënë ata që i largohen njerëzve a e jetojnë siç duhet veçimin e tyre? A gëzohen me fenë e tyre përgjatë këtij vetmimi?

Këto janë pyetje që besoj ai i cili e çkonturon realitetin e tij ndoshta mundet t’i përgjigjet më saktë sesa unë!

Jo se më pëlqen utopia, as kaosi dhe as çrregullimi moral por آتي كلي ذي حق حقه-jepi çdo ambienti atë që i takon.

Përgjatë kohëve utopike çdo mund sado i vogël për të rregulluar distancat midis njerëzve është i çmuar, por mos harroni utopi nuk do të thotë medoemos sisteme totalitare. Ajo mundet kollaj të flasi në gjuhën e piktorëve, e administratorëve të pallateve, e ish dj-ve, pra ajo flet sepse të folurit është atribut hyjnor që pasuesit e traditës profetike e çmojnë sikurse çmojnë edhe atributet e tjera me të cilat Zoti e ka begatuar edhe njeriun . Por nëse nuk posedon atributin e shikimit si mundet të flasësh, të artikulosh fjalë apo mendime? Kështu është e thjeshtë për bariun tonë ai nuk shikon, nuk flet por thjesht jeton. Tek e fundit a nuk po bëjmë të njëjtën gjë edhe në më(n) gje ze(t), tona utopike. Thjesht po jetojmë, po jetojmë me gënjeshtrat që na thuhen, po jetojmë me politikat e prodhuara si pasojë e ndonjë orgjie në aneksin e ndonjë holli. Po jetojmë për të marrë “hua” frymën që i madhi Zot na ka falur. Por këtë e bën edhe bariu ynë, ndaj sigurinë e falur në majat e maleve bariut mundet t’ia cënojë vetëm ujku apo ariu, ndërsa këtu poshtë në arenën që e kemi ndërtuar vet ashtu sikur skllevërit e para 2000 viteve, ne jetojmë në mëngjeze utopike në jetë mënderisht pa utopi.Ndërsa lumturia e përfytyruar ngelet ndjenjë utopike, pasi si mundet njeriu ta kuptojë lumturinë në mungesë të njerëzve, të sprovave dhe si mundet ai ta përjetojë kënaqësinë e vërtetë larg mëngjezeve kaotike.

Më i miri është ai që përzihet me njerëzit dhe i duron mundimet e tyre, thoshte pejgamberi ynë. Kjo sepse njeriu në fund të ditës besoj thelbësisht se nuk lodhet nga “mëngjezet utopike “ por nga kaotizmi brenda parimeve dhe mendjeve njerzore, ndërsa kënaqësinë e vërtetë mundet ta gjesh tek çdo cep të vetmuar, por në mezin e njerëzve, i cili herë pas here ndriçohet nga rrezet e ngrohta të një dielli dimëror.

*mëngjezore= më… (n) gje zorr e…

Leave a Reply