Intervistë eksluzive me eksperten polake Silvia Szparkowska mbi rëndësine e produkteve lokale, çertifikimin dhe diversifikimit të të ardhurave në fermë

Përshëndetje Znj. Silvia,

Unë jam Leons Hasani, moderator i Emisionit “Your Story” pranë Club TV

Uroj që ju dhe familja juaj të jeni mirë! Është kënaqësi që të zhvillojmë këtë intervistë së bashku.

Silvia: Shumë faleminderit. Është kënaqësi edhe për mua.

  • A mund të na thuash më shumë rreth praktikave të fermerëve në vendin tuaj?

Polonia, ashtu siç ju mund ta dini është një vend që ka kaluar një trazicion me ndryshime shumë të mëdha. Ne kemi transformuar bujqësinë nga sistemi komunist në atë kapitalist. Gjithcka ishte e organizuar nga sitemi komunist dhe ne sot jemi një vend tipik postkomunist. Por, për shkak të kësaj natyre ka një dallim të madh midis lindjes dhe perëndimit në Poloni. Kjo do të thotë në mënyrën sesi janë organizuar fermat. Fermat variojnë nga 15 ha deri në 21 ha në perëndim, dhe 4 deri në 10 ha në jug dhe lindje, që janë ferma vecanërisht të vogla. Zhvillimi bujqësisë në vendin tone është i ndryshëm, për shembull në perëndim ne kemi ferma të mëdha që përdornin teknologji të zhvilluar dhe hapësira të mëdhaja toke të cilat i bëjnë të jenë ferma fitimprurëse. Por në lindje zhvillimi i bujqësisë është me kompleks, fermerët duhet të gjejnë mënyra të ndyshme për të diversifikuar të ardhurat ose të modernizojnë fermen për ta bërë atë fitimprurëse.

  • Sa i mbështet qeveria fermerët në Poloni?

Polonia është shtet antarë i Bashkimit Europian dhe është përfituese e mbështetjes që japin instutucionet e BE-së për bujqësinë. Gjithashtu qeveria e Polonisë është e angazhuar të unfikojë tokat përgjatë 20 viteve të fundit, për ti bërë ferma më të mëdha sepse numri i njerëzve që jetojnë në zonat rurale po zvogëlohet gjithmonë e më shumë. Gjithashtu qeveria e Polonisë është e angazhuar të modernizojë bujqësinë  dhe të diversifikojë të ardhurat në zonat rurale, nëpër fshatrave.  Jam e lumtur ta them këtë, sepse qeveria po promovon dhe po mbështet produktet lokale si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Ne kemi disa praktika të mbështetjes së fermerëve të ndara këto sipas kategorive të fermave.

  • Sa të rëndësishme janë produktet lokale dhe si mund ti mbështesi qeveria këto produkte?

Vecanërisht për fermerët e vegjël, Polonia është një vend ku cilësia e tokës nuk është shumë e mirë, e cila varet edhe nga rajoni, dhe për ti bërë produktet tona konkuruese është shumë e vështirë, ndaj ne duhet së pari të mbajmë fermerët të jetojnë në zonat rurale për të ruajtur tokat dhe kulturën e tyre prodhuese. Kështu që të mbështesësh fermerët duhet të mbështetësh produktet e tyre.  Ne po kthehemi mbrapa tek koperativat si ide dhe koncept, që sot i njohim si grupe prodhuese. Është një shembull pozitiv bashkimi i fermerëve në një grup të madh, gjë e cila jep mundësinë fermave të vogla për të dal në treg. Një mundësi e madhe është edhe turizmi lokal. Në Poloni gjatë periudhës komuniste nuk egzitonte agroturizmi. Përgjatë trazicionit agroturizmi në vendin tonë mori një zhvillim të madh, ku ofrohen oferta të ndryshme në çmime, shërbime dhe cilësi. Vitet e fundit kemi ndërtuar një kulturë të mirë të produkteve lokale.

  • Si e shikoni rapotin midis bujqësisë tradicionale dhe asaj moderne?

Është e vështirë për të bërë një diferencim, ne mund të themi diferenca midis prodhimit intensive dhe ekstensiv në bujqësi.  Bujqësia ekstensive sot është shumë moderne dhe ajo kërkon aftësi shumë të mira menaxheriale për të qënë e suksesshme.

Mexhlis.com
Mexhlis.com
  • Çfarë këshille do ti jepje fermerëve ose qeverisë Shqiptare?       

Shqipëria është një vend shumë i bukur, kryesisht me parcela të vogla dhe male të larta, por produktet tradicionale nuk janë ende konkuruese për tregun europian. Sepse nese do të zhvillosh fshatrat dhe ti nxjeresh fermerët nga varfëria dhe t’i sigurosh një jetë cilësore, ata duhet të realizojnë të ardhura nga aktiviteti i tyre duke u bashkuar me njëri-tjetrin.  Kjo është mënyra e vetme për ta për të fituar sa më shumë. Përsa i përket agroturizmit do këshilloja që të mos kishte asnjë taksë për këtë lloj biznesi, ne në vendin tonë nuk kemi taksa për sektorin e agroturizmit. Edhe për prodhuesit e vegjël në fermë ne nuk kemi taksa. Nëse do të bëhesh një vend konkurrues krahasuar me vendet e tjera në termin e cmimit duhet të mbështesh financiarisht bujqësinë dhe agroturizmin. Një problem tjetër është edhe migrimi nga fshati në qytet i njerëzve, largimi i fuqisë puntore. Është e rëndësishme të mbajmë në fshat njerëzit e zgjuar që mund të vazhdojë aktiviteti normal i prodhimit. Edhe pse ju mund të keni një fermë të vogël, nëse jeni i zgjuar do të keni të ardhura të mira sepse do të përdorni burime të ndryshme të gjenerimit të të ardhurave.

  • Sa e vështirë është për fermerët të certifikojnë produktet e tyre?

Ne kemi disa tipe të certifikimit, kemi certifikimet europiane për produktet lokale që mbështeten në legjislacionin europian, si njohja e zonës dhe traditës së produktit për të mbrojtur pronësinë intelektuale të një komuniteti lokal. Kjo praktikë është shumë popullore në Poloni sot, por kjo sigurisht lidhet me rajonin dhe mundësinë e fermerëve për të nxjerë fitime.  Ne e quajmë indikatori gjeografik  dhe është një sukses i madh në BE. Është e lehtë për të bërë këto lloj certifikimesh, por ndonjëherë kjo varet nga pyetja se çfare je duke bërë, sepse nëse ti nuk synon tregun ndërkombëtar nuk ju nevojitet ky certifikim. Polonia ka shumë produkte të cilat i ka të certifikuara sipas legjislacionin të BE, por fermerët në vendin tonë mund të listojnë produktet e tyre tradicionale ose lokale edhe në listën e ministrisë së bujqësisë.

Do theksoja që certifikimi i produkteve bio është më i vështirë, kërkohet certifikim i jashtëm, Këto produkte janë shumë të rëndësishme për BE-në, të cilat mbështeten për t’u kthyer në produkte fitimpruese për vendin tonë. Produktet bio kanë një kontroll të imtësishëm për mënyrën e prodhimit, ti nuk mund të përdorësh kimikate të cilat rrisin prodhimin.

Znj. Silvia faleminderit për këtë intervistë.

Faleminderit edhe ju Leons.

Nëse dëshironi ta dëgjoni intervistën klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://drive.google.com/file/d/12GDl8ZnZmLBkZ66-ak6ZVB1gGepj6y-v/view?usp=sharing

Materiali u prodhua si pjesë e projektit të mbështetur në “Diplomacia Publike 2020 Dimensioni i Ri”, duke u bashkëfinancuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë. Përmbajtja shpreh vetëm pikëpamjet e autorëve dhe nuk mund të barazohet me pozicionin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë. Projekti zbatohet nga Fondacioni i Politikave të Zhvillimit në partneritet me Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe dy OJF tjera nga rajoni ballkanik

Qëllimi i projektit është të frymëzojë pjesëmarrësit dhe audiencën që të përdorin njohuritë në lidhje me Poloninë në vendet e tyre, duke i prezantuar ata me praktika të mira interesante dhe të dobishme – si përmes takimeve të drejtpërdrejta (on-line) me ekspertë (webinars), dhe përmes prezantimeve audiovizive në dispozicion në fund të projektit. Intervistat me ekspertë polakë do t’ju lejojnë të arrini një audiencë më të gjerë me njohuritë e projektit. Intervistat lejojnë planifikimin e aktiviteteve të mëtejshme nën programet e BE, V4 dhe PL për Ballkanin Perëndimor.


Leave a Reply