Sulm terrorist në Sirinë veriore, dy fëmijë të vdekur

Dy fëmijë kanë humbur jetën sot në një sulm terrorist në Sirinë veriore, bënë të ditur burime të sigurisë.

Disa civilë, përfshirë një fëmijë 14-vjeçar, u lënduan në sulmin me bombë në një fshat afër provincës Tal Abyad.

Turqia më 9 tetor të vitit 2019 nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Që nga ajo kohë, Turqia ka arritur marrëveshje me SHBA-të dhe Rusinë për të detyruar grupin terrorist të tërhiqet nga zona e planifikuar pa terrorizëm.

YPG/PKK ka vazhduar të kryejë sulme në Tal Abyad dhe Ras al-Ayn pavarësisht tërheqjes nga zonat nën marrëveshjen e arritur nga Turqia dhe SHBA në tetor të vitit 2019.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e thuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është degë siriane e PKK-së.