Koronavirusi në Shqipëri/ Komiteti i Ekspertëve: Masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson një rritje të incidencës dy javore të infektuarve me covid-19 prandaj masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi.

“Efekti i rritje së qëndrueshme vjen dhe si efekt i festive të fundvitit. Nuk kishte si të shmangej. Kjo do të thotë që do të vijojmë të kemi në zbatim masat që kanë dhënë impakt” deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Prandaj Komiteti teknik i ekspertëve ka marrë këto vendime:

Do vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit të popullatës nga ora 22:00 – 06:00

Si dhe kufizimi për pezullimin e aktiivtetit të bareve dhe restoranteve”
Mësimi i Universiteteve do të vijojë të jetë online

Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt

Raportimi dy javor
– 217 raste të reja për 100 mijë banorë

– Janë rritur dhe bashkitë ju janë identifikuar rastet e prekurve

-Numrat e të shtruarve në spital kanë pësuar rritje me mesatare ditore 273 shtrime

-Rastet e pacientëve në terapi intensive ka pasur rritje nga 31 në 33 pacientë të shtruar që trajtohen nën kujdes intensive

Leave a Reply