Për hoxhën e Rrahmanit flet,
por cili asht ai?
Të gjithë në emër të Islamit flasin,si mund ti ndaj?
Unë si ndaj,as ti as kush tjetër,
ata dallohen vetum me vepër.
Hoxha i Rrahmanit në derë të sundimtarit s’kërset,
ai asht gjithmonë Hoxhë, edhe nëse e thërret.
Para tij nuk tkurret as nuk struket, ashtu si gjithmonë i patundur duket.
Me nderim të ndërsjellë sundimtarin takon,
ashtu si i ka hije atë e nderon.
Që të bahet servil, vehtes s’ia lejon,
me krenari të natyrshme ai qëndron.
Edhe nëse “pozitë”
sundimtari i ofron,
prej saj nuk joshet…
nuk e pranon.
Mësimet e Kur’anit atë e brumosin,
në pozitë të shëndoshë atë e vendosin.
Dhe prej aty jetën dirigjon,
kangen e tjetër kujt ai nuk e këndon.
Me modelin e Pejgamberit
kudo vepron,
ai asht që i mjafton,
nuk huazon…
Ky asht alimi për të cilin
Kur’ani flet,
ku ai natyrshëm vehten e ka gjetë.
Atë që Allahu, atij i ka dhanë,
me shpirt e zemër me të tjerët i ndan.
Në atë sofër bujarie të gjithë rrinë ,
me dashamirësi hoxha iu prinë.
Kjo asht diçka rreth Hoxhës s’Rrahmanit,
besnik i hadithit mbi të gjitha Kur’anit.
Allahut i lutem dhe nga Ai kërkoj,
që mu edhe ju të na udhëzojë!