Turkish Airlines dhe Aeroporti i Stambollit renditen të parët në mesin e rivalëve të tyre në Evropë

Aeroporti i Stambollit dhe Turkish Airlines (THY) renditen në krye të rivalëve të tyre në Evropë sipas të dhënave të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Fluturimeve Ajrore (EUROCONTROL).

EUROCONTROL, publikoi raportin për trafikun ajror të fluturimeve të kryera mes 18-24 janar. Sipas raportit, me mesatarisht 596 fluturime ditore THY javën e kaluar la pas rivalët e saj evropianë.

Ndërkohë edhe kompania ajrore Pegasus u rendit e pesta në listë, me mesatarisht 247 fluturime në ditë.

Në të njëjtin raport Aeroporti i Stambollit i cili ndodhet në pozicionin e portës së Turqisë që hapet në botë, është renditur i pari në mesin e aeroporteve në Evropë me mesatarisht 484 fluturime ditore në javën për periudhën 18-24 janar. 

Aeroporti i Stambollit në krye

Aeroporti i Stambollit arriti fluturimet më të larta javore të premten më 22 janar, me 564 fluturime. Aeroporti i Stambollit ndiqet përkatësisht nga aeroportet Paris Charles De Gaulle, Amsterdam Schiphol dhe aeroporti i Frankfurtit.

Në një postim nga llogaria në median sociale të IGA (Istanbul Grand Airport) thuhet se “Në Evropë jemi të parët. Sipas të dhënave të Eurocontrol për periudhën 18-24 janar jemi aeroporti ku janë kryer më shumë fluturime të avionëve. Ju urojmë fluturime të shëndetshme dhe të sigurta”.