Kosova dhe Izraeli do të vendosin marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021

Kosova dhe Izraeli do të vendosin marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një njoftim për mediat ku thuhet se Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

 “Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, –  tha Haradinaj.

Njohja e Kosovës nga shteti i Izraeli është bërë në 4 shtator 2020 në Uashington me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë.