Rrëzohet helikopteri ushtarak në Kubë, raportohet për 5 humbje jete

Pesë persona humbën jetën si rezultat i rrëzimit të një helikopteri ushtarak në qytetin Holguin në lindje të Kubës.

Sipas një lajmi në BBC, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kubës njoftuan se helikopteri po lëvizte nga qyteti Holguin drejt Guantanamos.

Asnjëri nga gjithsej pesë personat në bord nuk i ka shpëtuar aksidentit.

Forcat e armatosura njoftuan se është nisur një hetim për incidentin.

Në Kubë, 112 njerëz kanë vdekur në aksidente ajrore në vitin 2018.