Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 19 humbje jete dhe 986 raste të reja në 24 orët e fundit

Fatkeqësisht, 19 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89vjeç.

Ndërsa, 962 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 986 raste të reja me koronavirus, nga 3957 testime të kryera.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

1331 të vaksinuar – Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID.

3957 testime të kryera – Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë.

Harta e të prekurve – 461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

962 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

647 të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

19 viktima – 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89vjeç.

Statistika (27 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       986
Të shëruar në 24 orë     962
Të shtruar në spitale      647
Humbje jete në 24 orë   19
Testime ditore               3957

Testime totale          462,980
Raste pozitive          106,215
Raste të shëruara     68,969
Raste Aktive              35,471
Humbje jete               1,775

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     22853
Fier         2641
Durrës     1664
Vlorë       1748
Shkodër   1337
Gjirokastër 1026
Berat        877
Korçë       916
Elbasan    887
Lezhë       819
Dibër       368
Kukës     335