Gjykata liron nga burgu mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për mjekun kardiolog Edvin Prifti.

Nga “arrest me burg”, gjykata ka vendosur pezullimin e tij nga detyra.

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti u bë me kërkesë të SPAK, pasi iu gjetën në banesë dhe zyrë një shumë e madhe parash, e cila sipas vetë kardiologut janë të ligjshme.

Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

Sa i përket gjyqtares Hoxha dhe 9 të arrestuarve të tjerë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.