Pedofilia, 10 mijë viktima në kishat franceze nga vitet ’50 deri sot

Presidenti i Komisionit të Pavarur Francez, që heton rastet e pedofilisë në kishat e Francës nga vitet ’50 deri më sot, Jean Marc Sauve, është shprehur se numri i viktimave arrin në deri 10 mijë.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, shifrat kanë dalë nga një studim i përfunduan në fundshtatorin e shkuar.

Jo pak herë, priftërinj në Francë dhe jo vetëm janë akuzuar për abuzime seksuale me të miturit.

Vetë Papa Françesku ka kërkuar falje për krimet e lidhura me abuzimet me fëmijët dhe mbulimin e bërë nga kisha katolike duke pranuar se dhimbja e viktimave ishte injoruar për një kohë të gjatë apo ishte mbajtur në heshtje.