Studimi: Dekada me radhë priftërinjtë abuzojnë me fëmijët

Të paktën 10 mijë fëmijë në Francë dyshohet se janë abuzuar seksualisht në Kisha që nga vitet ’50.

Shifra u zbulua nga Komisioni i Pavarur për Abuzimet Seksuale në Kishat franceze.

Komisioni hetimor i mblodhi provat nga rreth 6,500 dëshmi, nga viktima që kanë ndërruar jetë ose të tjerë që zgjodhën të qëndrojnë anonimë.

Për saktësimin e të dhënave u përdorën edhe Instituti francez i Shëndetit dhe ai për Studime Mjekësore, si edhe arkivat në një të tretën e Kishave katolike në të gjithë vendin.

Drejtuesi i Komisionit, Zhan-Mark Sove, tha të martën se ka të ngjarë të ketë pasur më shumë se 10 mijë fëmijë të abuzuar nga priftërinjtë.

Sove tha se abuzimi në disa institucione katolike ose komunitete fetare ka qenë sistematik.

Raporti përfundimtar për viktimat dhe abuzuesit e dyshuar pritet të publikohet në tetor.

Komisioni i Pavarur për Abuzimet Seksuale në Kishat franceze u ngrit në vitin 2018 nga vetë institucionet fetare pas një serie skandalesh që përfshinin klerikë me pushtet në vend.