Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 780 raste të reja në 24 orët e fundit

Vijon të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë.

Ndërkohë që 21 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, më i riu 44 vjeç.

Kështu, nga nisja e pandemisë, numri i viktimave në vendin tonë arrin në 1897.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

VIKTIMA

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

TË SHËRUAR

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Mars 2021)
Raste të reja ditore 780
Të shëruar në 24 orë 757
Të shtruar në spitale 638
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3171

Testime totale 482,456
Raste pozitive 111,301
Raste të shëruara 73,610
Raste Aktive 35,794
Humbje jete 1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23361
Fier 2602
Vlorë 1804
Durrës 1623
Shkodër 1360
Gjirokastër 1164
Korçë 897
Elbasan 847
Lezhë 775
Berat 679
Dibër 355
Kukës 327