Greva në Rinas/ Kontrollorët takojnë Ballukun: Nuk ka marrëveshje

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me kontrollorët e AlbControl në Rinas pas pezullimit të punës të këtyre të fundit për një orë në shenjë proteste.

Mësohet se kontrollorët pasi pezulluan punën janë rikthyer në zyrat e tyre ku pritën Ballukun.

65 kontrollorët kishin disa kërkesa të cilat i negociojuan me ministren ndërkohë që prej mungesës sot në punë për rreth 30 minuta ndikuan drejtpërdrejt në vonesën e dy fluturimeve Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë.

Mësohet se nuk ka pasur marrëveshje mes Ballukut dhe kontrollorëve, teksa mbledhja është pezulluar.

Një nga kontrollorët thotë se Balluku ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka pasur edhe qeveria në 8 vitet e fundit.

“E ka personale. Pezullimi i punës do të vijojë.’’– tha kontrollorja për mediat.

Kujtojmë që vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.