Vijon greva në aeroportin e Rinasit – nuk ka fluturime deri nesër

Fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar pasi ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë pezulluar punën.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil, ICAO, njoftoi se nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit nuk do të ketë fluturime deri nesër (8 prill) në orën 10:00, pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar hapësirën ajrore.

Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

65 punonjës të AlbControl kanë pezulluar punën mëngjesin e sotëm, për shkak të pagave të tyre, stresit në punë dhe kërkojnë zgjidhje të kontratës.

Ministrja e Belinda Balluku sot nuk arriti t’i bindë kontrollorët për një marrëveshje, dhe kjo ka sjellë edhe pezullimin e të gjitha fluturimeve.